Homagium Matri Teresiae - Filharmonia e Kosovës

Muzikë

Prishtinë
0.00 €
26/09
19:30 - 23:00

Përshkrimi

Data:
26.09.2025.

Ora:
19:30

Info

Filharmonia e Kosovës do të hapë sezonin 2025/2026 me një koncert solemn, të organizuar në shenjë të 25-vjetorit të themelimit.

Koncerti do të mbahet të premten, më 26 shtator 2025, prej orës 19:30 në Atelien e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Orkestra dhe Kori i Filharmonisë, në bashkëpunim me Korin e Operës së Kosovës, do të sjellin një program me dy vepra nga kompozitori kosovar Mendi Mengjiqi: “Symphonic Pain” dhe oratoriumi “Homagium Matri Teresiae”.

Koncerti do të dirigjohet nga polaku Wojciech Czepiel, me një kast solistësh të jashtëzakonshëm nga Kosova dhe Polonia: Adelina Paloja, soprano | Ewa Menaszek, mezzosoprano | Piotr Kalina, tenor | Grzegorz Szostak, bas.

Evente të ngjashme