Data:
01.09.2025.
Ora:
19:00
Info
Ekspozita “Staring into the Distance” paraqet për herë të parë një përmbledhje të pikturave, fotografive, skulpturave dhe instalacionesh nga një dekadë krijimtarie e Dion Zeqirit.
Duke përdorë materiale të gjalla dhe të vdekura – nga bakteriet e ushqimit, e deri te fragmentet trupore – Zeqiri shndërron shqetësimin në bukuri.
Sipas tekstit kuratorial, “në qendër të artit të Dion Zeqirit është paradoksi i jetës: dëshira për ta zgjatur dhe ruajtur, duke ditur se fundi është i pashmangshëm. Veprat e tij tregojnë se çdo veprim mund të jetë njëkohësisht shpëtim dhe rrezik, dhe se siguria shpesh tretet në pasiguri.”
Ekspozita hapet më 4 shtator, në Galerinë e qytetit.