Data:
30.06.2025.
Ora:
20:00
Info
Ngjarja kryesore e artit kontemporan këtë vit në Kosovë është Bienalja që mbahet në Prizren me titull Autostrada Biennale.
Epiqendrën e ka në ish-bazën ushtarake gjermane, por punimet janë të shpërndara gjithandej Prizrenit, në hamame, hapësira të hapuna e të vjetra dhe shtëpi të vjetra.
Sivjet është edicion shumë i veçantë sepse kurator është Erzen Shkololli, dhe puna në këtë ekspozitë masive si nga numri i artistëve ashtu edhe nga thellësia narrative, paraqet edhe një rikthim të artistit dhe kuratorit pejan pas viteve të udhëheqjes së Galerisë Kombëtare në Shqipëri dhe kurimit jashtë vendit.