Zgjim Zyba - Ekspozita

Të tjera

Prishtinë
0.00 €
23/04 - 24/07
19:00 - 21:00

Përshkrimi

Data:
23.04.2026.

Ora:
19:00

Info

“SHPESH E SHOH NJË ËNDËRR NË TË CILËN E DUA BOTËN” është titulli i ekspozitës personale të artistit Zgjim Zyba, kuruar nga Övül Ö. Durmuşoğlu. Ngjarja organizohet në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane.

Ekspozita, përmes instalacioneve, zërit dhe materialeve të mbledhura nga komuniteti, ndërthur kujtesën personale dhe kolektive të luftës me reflektime mbi rezistencën, përkatësinë dhe shërimin. Sipas paralajmërimit, në qendër janë kolona të ndërtuara nga batanije të ndihmave humanitare që bartin histori mbijetese dhe kujdesi.

Ndërsa, sipas tekstit kuratorial, puna sfidon nocione të ngurta të heroizmit dhe maskulinitetit, duke eksploruar se si plagët formësojnë përvojat tona dhe hapin horizonte të reja.