Data:
09.06-30.07.2025.
Ora:
20:00
Info
Fondacioni Hajde ju fton për ekspozitën e titulluar “Gjatë gjithë kësaj kohe, bëhem” nga artistja Renea Begolli, kurume nga Anyla Kabashi.
Kjo është ekspozita e tretë personale e Renea Begollit në Kosovë, ku bashkohen kujtime personale, teknologjia dhe mendimi ekologjik.
Përmes shprehjes së kujdesit dhe veprimeve të vogla të dashurisë, "Gjatë gjithë kësaj kohe, bëhem" reflekton mbi idetë se qysh rritemi, shpërbehemi e rritemi prapë.
Gjithmonë në lidhje me njëra-tjetrën dhe me botën përreth. Sipas tekstit kuratorial “Të bëhemi kompost do të thotë të pranojmë brishtësinë e trupit tonë, ekzistencën tonë materiale si pjesë e cikleve të mëdha të tokës, ujit, frymës e kalbjes. Është një lëshim i butë ndaj idesë që bëhemi e shpërbehemi prej njëra-tjetrës, prej njerëzve dhe qenieve që janë më-shumë-se-njerëz.”
Ekspozita hapet sonte me 9 qershor, në ora 20:00, në hapësitën e Hajde te Hoteli Grand.