
Data:
11.11.2026.
Ora:
19:00
Info
Më 11 nëntor, në orën 19:00, në Galerinë e Arteve në Gjilan hapet ekspozita “Zgjatur”, e artistes Renea Begolli, e kuruar nga Anyla Kabashi.
Përmes instalacioneve, vizatimeve dhe një xhungle të krijuar nga materiale të mbetura, artistja trajton peizazhet postindustriale dhe mënyrën se si njerëzit bashkëjetojnë me botët që kanë ndryshuar dhe dëmtuar vetë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 24 nëntor.