Mokna - Hiking

Hiking & Nature

Prishtinë
0.00 €
08/11
07:00 - 17:00

Përshkrimi

Data:
08.11.2026.

Ora:
07:00

Info

Kosovo Hiking Club ju fton që këtë të diel, 8 nëntor, të eksplorojmë së bashku Bjeshkët e Moknës, një ndër zonat më të bukura malore të Kosovës.

Itinerari ynë përfshin kalimin Lugu i Butë – Kodra e Dynes – Oshlak – Shymek, mes livadheve alpine, peizazheve të hapura dhe ngjyrave të vjeshtës.

Shtegu është rrethor, që do të thotë se gjatë kthimit do të ndjekim një rrugë tjetër, duke shijuar pamje të reja përgjatë gjithë ecjes.

Me mot të mirë të parashikuar dhe terren të lehtë, kjo ecje është ideale edhe për fillestarët dhe për të gjithë ata që dëshirojnë një ditë relaksuese në natyrë.

Detajet e ecjes

Distanca: 6.5 km gjithsej
Vështirësia: E lehtë
Shtegu: Rrethor, i përshtatshëm për fillestarë
Detajet për pjesëmarrësit

Rezervimet:
045 613 005 (Viber, WhatsApp ose thirrje)
Ose në inbox të faqes sonë.

Çmimi:

15€ me autobus
10€ me veturë personale
Nisja: E diel, 8 nëntor, nga parkingu prapa Pallatit të Rinisë (përballë ish-RTV21), Prishtinë
Ora: 07:00

Gjatë rrugës mund të marrim pjesëmarrës edhe nga:

Fushë Kosovë
Komoran
Arllat
Klinë
Istog
Ju lutemi, na lajmëroni gjatë rezervimit nëse dëshironi të bashkoheni nga ndonjëra prej këtyre pikave.

Çfarë duhet të merrni me vete

Këpucë të përshtatshme për ecje
Xhaketë dhe duks të ngrohtë
Bluzë rezervë
Kapele dhe doreza
Syze dielli dhe krem mbrojtës SPF
Ujë
Ushqim për ditën dhe ushqime të lehta
Çantë shpine