Përshkrimi

Data:
05.11.2026.

Ora:
19:00

Info

Galeria e qytetit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë po rikthehet në skenën artistike me një ekspozitë të re të artistit Taki, i njohur për krijimtarinë e tij të frymëzuar nga grafitet, shkrimet në mure (tags) dhe arti i rrugës.

Ekspozita mban titullin “MASNESËR” dhe organizohet nga Asociacioni i Artistëve Vizualë të Kosovës (AAVK). Ajo do të hapet më 5 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:00, ndërsa kurator i saj është artisti ZEDZ nga Holanda.

Rihapja e galerisë dhe prezantimi i kësaj ekspozite shënojnë një tjetër hapësirë për promovimin e artit bashkëkohor dhe krijimtarisë vizuale në Prishtinë.