
Data:
02.11.2026.
Ora:
18:00
Info
Prishtina Mall këtë javë vjen me një program të pasur aktivitetesh kushtuar modës dhe trendeve të sezonit vjeshtë-dimër. Nga analiza e ngjyrave sezonale, te personalizimi kreativ i veshjeve dhe këshillat për stilim, vizitorët do të kenë mundësinë ta përjetojnë modën në mënyrë personale dhe kreative. Programi kulmon më 7 nëntor me eventin “Fashion in Motion”.
Më 2 dhe 4 nëntor, dizajnerja Yllka Brada do t’i ndihmojë vizitorët të zbulojnë kombinime të reja, të përzgjedhin veshjet që u përshtaten më së miri dhe të zhvillojnë një stil që pasqyron individualitetin e tyre.
Ndërkaq, më 3, 4 dhe 5 nëntor, Leonita Muja do të sjellë një dimension kreativ përmes personalizimit të veshjeve me pikturë, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë të krijojnë pjesë unike.
Më 6 nëntor, stilisti nga Tirana, Niko Komani, do t’i bashkohet programit për të ndarë përvojën e tij në botën e modës dhe për t’i ndihmuar vizitorët të eksplorojnë kombinime të reja, të rafinojnë stilin personal dhe të shprehin individualitetin përmes veshjeve.
Java do të përmbyllet më 7 nëntor me “Fashion in Motion”, eventin kryesor të programit, që shënon finalen e një jave të dedikuar modës, stilit dhe kreativitetit.