
Data:
27.10.2026.
Ora:
14:00
Info
Më 27 tetor, në orën 14:00, në Lavjerr’s hapet ekspozita “Thyerja e heshtjes përmes pikturës”, me punime të realizuara gjatë punëtorive në Drenas nga gra që i kanë mbijetuar dhunës.
Përmes artit dhe simbolikës, ato ndajnë histori të dinjitetit, qëndresës dhe shërimit, duke e shndërruar pikturën në një mënyrë për të shprehur përjetimet dhe për të thyer heshtjen.