
Data:
28.11.2026.
Ora:
20:00
Info
E kemi nderin e madh që në këtë edicion të festivalit Ditët e Nëntorit me e sjell legjendën e kangës së mirëfilltë shqipe, të madhen Eli Fara, me shoqërim nga Ansambli Artistik Skënderbeu, dy perla korçare.
Me një za që ta qetëson shpirtin, s'është aspak çudi që Eli Fara e ka zbukuru skenën dhe kangën shqipe për ma shumë se 30 vjet. Serenatat korçare që i interpreton ajo bashkë me kangët origjinale i përshkojnë kufijtë e njihen nga e gjithë shqiptaria.
Në anën tjetër, Ansambli Skënderbeu që ma shumë se 50 vjet e ruan dhe e prezanton traditën muzikore të Korçës me një mjeshtëri që nuk njeh kufi.
Eli Farën dhe Ansamblin Artistik Skënderbeu i gjeni në Pallatin e Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë më 28 nëntor. Ndiqeni linkun në bio për me e siguru biletën e ju presim me padurim!