Përshkrimi

Data:
13.10.2026.

Ora:
20:00

Info

Shfaqja “UNRECOGNIZED” vjen në Prishtinë, në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Një bashkëprodhim ndërkombëtar me artistë nga Kosova, Gjeorgjia, Suedia, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut, me tekst të Davit Gabunia dhe Jeton Nezirajt, nën regjinë e Data Tavadzes.

E frymëzume nga miti i Ifigjenisë në Tauridë, shfaqja ndërthur dokumentarin, dëshmitë personale, fiksionin dhe humorin për me eksploru pyetje shumë aktuale: Kush e ka fuqinë me vendosë kufij, me shpallë dikond të huaj, apo me njohë e mosnjohë një shtet?

Një rrëfim që lidh mitologjinë antike me luftërat, zhvendosjet dhe betejat bashkëkohore për identitet e përkatësi.

Evente të ngjashme