
Data:
06.10.2026.
Ora:
20:00
Info
Mbrëmja e radhës e Prishtina Jazz Catz nis me kompozime origjinale të interpretuara nga katër muzikantë të xhazit: Dukagjin Muhaxheri në saksofon, Ilir Bajri në tastierë, Visar Kuçi në bas dhe Enes Beu në bateri.
Katër muzikantë takohen në një kuartet ku improvizimi, ndërveprimi dhe loja mes tyre e bëjnë secilin moment të veçantë.
Pas performancës hapëse, nata vazhdon me një jam session, me ftesë të hapur për muzikantët që duan t’i bashkohen skenës.
Një mbrëmje për të dëgjuar muzikën që krijohet aty për aty – ose për t’u bërë vetë pjesë e saj.