Data:
11.10.2026.
Ora:
07:00
Info
Një prej ecjeve më të bukura të sezonit të vjeshtës – Maja e Vjellakut (2014 m). Në këtë periudhë, Rugova merr ngjyrat e saj më të bukura: pyjet bëhen të arta, bjeshkët mbushen me nuanca vjeshte dhe i gjithë shtegu shndërrohet në një prej pamjeve më të bukura të vitit.
Ecjen e fillojmë nga Podi i Jakupit (1800 m), prej nga ngjitemi drejt Majës së Vjellakut, me pamje të hapura drejt Liqenit të Radoniqit, Majës së Gurit të Kuq dhe gjithë Rrafshit të Dukagjinit.
E veçanta e kësaj ecjeje është se, përkundër pamjeve fantastike, shtegu është i lehtë dhe shumë i këndshëm. Me rreth 8 km vajtje-ardhje dhe vetëm 200 m ngjitje, është ideal edhe për ata që duan të provojnë hiking për herë të parë.
Kohëzgjatja: rreth 4 orë
Lartësia: 2014 m
Vështirësia: e lehtë
Detajet për pjesëmarrësit
Rezervimet:
045 613 005 (Viber, WhatsApp ose thirrje)
ose në inbox të faqes sonë.
Çmimi:
• 15 euro me autobus
• 10 euro me veturë personale
Nisja: E diel, 11 tetor, parkingu prapa Pallatit të Rinisë (përballë ish-RTV21), Prishtinë
Ora: 07:00
Gjatë rrugës mund të marrim pjesëmarrës edhe nga:
• Fushë Kosova
• Sllatina
• Komorani
• Arllati
• Klina
• Peja
Çfarë ju duhet me vete:
• Këpucë/çizme për hiking
• Xhaketë + duks
• Bluzë rezervë
• Kapele + doreza
• Syze dielli + SPF
• Ujë
• Ushqim ditor + snacks
• Çantë shpine