Përshkrimi

Data:
30.09.2026.

Ora:
19:00

Info

Ekspozita kolektive “REPLIKË” është vazhdim i një rrugëtimi artistik që nisi në Gjilan dhe vazhdoi deri në Köln, në kuadër të ekspozitës “Wie Zugvögel” – “Si zogjtë shtegtarë”, të realizuar në Kunsthalle Lindenthal.

Koncepti i “Wie Zugvögel” u ndërtua mbi idenë e lëvizjes, lirisë dhe migrimit, jo vetëm si procese fizike, por edhe si përvoja shpirtërore dhe kulturore.

Tash, 13 artistë të ndryshëm sjellin rrëfimet e tyre shtegtuese në Galerinë e Arteve në Gjilan, më 30 shtator 2026, në orën 19:00.