Qafa e Valbonës - Hiking

Hiking & Nature

Prishtinë
0.00 €
04/10
07:00 - 18:00

Përshkrimi

Data:
04.10.2026.

Ora:
07:00

Info

Në këtë periudhë, Valbona është një pikturë e gjallë, ku ngjyrat e arta të vjeshtës kombinohen me pishat e gjata halore, të cilat do t’i shohim nga sipër luginës pasi do të ngjitemi në Qafën e Valbonës.

Ecja kategorizohet si mesatare, me rreth 13 km shteg (në të dy drejtimet). Ka edhe disa pika përgjatë rrugës ku ata që nuk duan të ngjiten deri në Qafën e Valbonës mund të ndalen dhe ta shijojnë natyrën derisa t’i marrim gjatë kthimit.

Detajet për pjesëmarrës

Rezervimet:
045 613 005 (Viber / WhatsApp / thirrje) ose në inbox

Çmimi:
25 € me autobus
10 € për person me vetura private

Nisja:
E diel, 4 tetor 2026
Ora 07:00
Parkingu prapa Pallatit të Rinisë (ish-RTV21)

Mund të bashkoheni gjatë rrugës (na lajmëroni gjatë rezervimit):

Fushë Kosovë
Komoran
Suharekë
Prizren
Gjakovë
Çka me marrë me vete

Këpucë të përshtatshme për hiking
Xhaketë të lehtë për vjeshtë, dy maica për ndërrim
Syze dielli, kapele, SPF
Ushqim ditor, snacks, fruta
Minimum 1.5 L ujë