Përshkrimi

Data:
25.09.2026.

Ora:
19:00

Info

Edicioni i 14-të i festivalit FEMART, me temën “PËRQAFO TË PANJOHURËN”, do të mbahet nga 25 deri më 30 shtator, në disa prej hapësirave kulturore të Prishtinës, përfshirë Teatrin Dodona, Bibliotekën Kombëtare, Institutin Francez, Sokolën Finlandeze dhe lokacione të tjera.

Gjatë festivalit do të organizohen ekspozita, debate, shfaqje kabareje, koncerte dhe aktivitete të tjera artistike e kulturore.

Organizatorët i ftojnë pjesëmarrësit t’i bashkohen këtij udhëtimi, ku imagjinata dhe ëndërrimi zënë një vend të rëndësishëm krahas përvojës. Sipas tyre, ëndërrimi i paraprin realitetit, duke na mundësuar të shkojmë përpara me mendje dhe të përfytyrojmë një vepër, një marrëdhënie, një shoqëri apo një të ardhme, të cilës tashmë kemi nisur t’i japim formë.