Data:
20.09.2026.
Ora:
07:00
Info
Një prej vendeve ma të egra dhe ma të bukura në Europë… dhe këtë të diel po shkojmë bashkë.
I mbrojtur nga UNESCO, Lumi i Gashit në fillim të vjeshtës merr një pamje krejt tjetër – ujë kristal, natyrë që nis të marrë ngjyrat e vjeshtës dhe qetësi larg rutinës së përditshme.
Në fund të shtegut na presin edhe shkallët e drurit. Ecja në to është opsionale – një pjesë unike e këtij destinacioni, e shoqëruar me një histori të bukur për një mësues që dikur kalonte lumin për të arritur tek nxënësit e tij.
Shtegu është rreth 15 KM në total, me vështirësi të lehtë dhe pa pjerrtësi të theksuar – ideal për një ditë aktive në natyrë.
Gjatë ecjes do të kalojmë edhe pranë kanalit të ndërtuar në kohën e komunizmit, i cili sot ofron disa prej pamjeve më mbresëlënëse mbi lumin dhe bjeshkët përreth.
Detajet për pjesëmarrës
Rezervimet: 045613005 (Viber / WhatsApp / thirrje) ose në inbox
Çmimi: 25€ me autobus
10€ për person me vetura private
Nisja: E diel, 20 shtator 2026
Ora 07:00
Parkingu prapa Pallatit të Rinisë (ish-RTV21)
Mund të bashkoheni gjatë rrugës:
Fushë Kosovë
Komoran
Suharekë
Prizren
Gjakovë
Çka me marrë me vete
• Atlete / çizme të përshtatshme për hiking
• Xhaketë të lehtë për vjeshtë, dy maica për ndërrim
• Syze dielli, kapele, SPF
• Ushqim ditor, snacks, fruta
• Minimum 1.5L ujë