
Data:
31.08.2026.
Ora:
20:00
Info
Fotografi Besfort Syla sjell ekspozitën dhe librin “From An Uncomfortable Distance, I Remain”, kuruar nga Rina Meta, projekt që do të shërbejë edhe si ngjarja hapëse e edicionit të sivjetmë të Prishtina Queer Festival.
Përmes një serie fotografish intime, Syla eksploron heshtjet dhe kujtimet që kanë ndikuar në formësimin e familjes, identitetit dhe përvojës së tij personale. Punimet shpalosin një rrëfim të ndjeshëm e njëkohësisht tronditës mbi fshehtësinë, pikëllimin, maskulinitetin, miqësinë dhe procesin e rritjes në Kosovë.
“From An Uncomfortable Distance, I Remain” e përdor fotografinë si një mënyrë për t’iu afruar historive të pathëna dhe kujtimeve të mbetura në heshtje, duke krijuar një hapësirë ku përvoja personale takohet me kujtesën kolektive.
Ekspozita dhe libri shënojnë kështu nisjen e programit të këtijvjetshëm të Prishtina Queer Festival, duke hapur një diskutim mbi identitetin, kujtesën dhe mënyrat se si përvojat personale formësohen nga konteksti shoqëror dhe kulturor.