Prishtina Queer Festival 2026

Festivale

Prishtinë
0.00 €
04/09 - 07/09
20:00 - 01:00

Përshkrimi

Data:
04.09.2026.

Ora:
20:00

Info

Prishtina Queer Festival rikthehet me edicionin e tij të katërt, i cili do të mbahet nga 4 deri më 6 shtator në Prishtinë. Festivali synon të rikthejë në vëmendje hapësirat publike me rëndësi për komunitetin queer, duke sjellë një program të larmishëm artistik dhe kulturor.

Organizatorët premtojnë tri ditë të mbushura me aktivitete dhe përvoja të veçanta, të përshkruara si “tri ditët më të paharrueshme dhe absurde”.

Programi përfshin një ekspozitë, performanca drag dhe muzikore, prezantime dhe botime librash, program filmash, pazar të hapur, si dhe punëtori të ndryshme.

Përmes këtij edicioni, Prishtina Queer Festival synon të krijojë hapësira për artin, shprehjen e lirë, komunitetin dhe bashkëbisedimin, duke e sjellë kulturën queer më pranë publikut të gjerë.