Data:
30.08.2026.
Ora:
07:00
Info
Kosovo Hiking Club ju fton këtë të diel, 30 gusht, të na bashkoheni në një ecje në një nga destinacionet më të bukura malore të Shqipërisë: Kanioni i Shoshanit dhe Bregu i Rrethit.
Gjatë ecjes do të përshkojmë peizazhe malore, kanione dhe zona me natyrë të paprekur. Pas përfundimit të shtegut, do të keni mundësi të freskoheni dhe të notoni në ujërat e kthjellëta.
Shtegu i Bregut të Rrethit konsiderohet ndër më të bukurit në Valbonë dhe ofron pamje mbresëlënëse gjatë gjithë itinerarit.
Niveli: Mesatar – i përshtatshëm edhe për fillestarë
Distanca: Rreth 11 km – shteg rrethor
Nisja dhe oraret
Prishtinë – 07:00
Parkingu prapa Pallatit të Rinisë (ish-RTV21)
Pjesëmarrësit nga komunat e tjera mund të bashkohen gjatë rrugës. Ju lutemi, na njoftoni gjatë rezervimit.
Fushë Kosovë – 07:05
Komoran – 07:20
Prizren: dalja Prizren Veri, pompa Shell – 08:25
Gjakovë – 08:50
Pagesa
20 € për person – transport me autobus
10 € për person – transport me veturë personale
Rezervimet
Përmes Instagramit dhe Facebook-ut (DM)
045 613 005 – WhatsApp / Viber
Çfarë të merrni me vete?
Syze dielli, kapelë dhe krem mbrojtës ndaj diellit
Këpucë të përshtatshme për ecje
Çantë shpine dhe ushqime të lehta
Të paktën 1,5 l ujë
Bluzë rezervë
Xhaketë ose duks të lehtë
Rroba banje dhe peshqir
Një ditë e bukur në natyrë, me ecje nëpër kanione dhe peizazhe të paprekura, si dhe me mundësi për not pas përfundimit të shtegut.