
Data:
27.08.2026.
Ora:
19:00
Info
Fondacioni që mban emrin e skulptorit të ndjerë Luan Mulliqi organizon një ekspozitë që synon të krijojë një dialog mes artistëve bashkëkohorë dhe veprës së tij.
Në ekspozitë marrin pjesë artistët Rina Krasniqi, Arianit Beqiri, Jakup Ferri, Burim Berisha, Agron Blakqori, Arton Behrami dhe Naim Spahiu, të cilët prezantojnë veprat e tyre në hapësirat e Mulliqi Art Residence, në Matiqan të Prishtinës, duke bashkëvepruar me veprat e Luan Mulliqit.
Ekspozita hapet më 27 gusht, në orën 19:00, në Mulliqi Art Residence, Matiqan, Prishtinë.