Data:
03.09.2026.
Ora:
20:00
Info
Regjisori Erson Zymberi thotë se “kjo nuk është thjesht një histori për një nënë. Është një histori për vetminë, për frikën e braktisjes dhe për boshllëkun që krijohet kur rolet që na kanë përcaktuar për vite me radhë fillojnë të zhduken”.
Me shfaqjen “Nëna”, përmbyllet një cikël i rëndësishëm artistik: trilogjia familjare e Florian Zellerit, pas veprave “Djali” dhe “Babai”. Tri vepra që, secila në mënyrën e vet, eksplorojnë një nga frikërat më të mëdha njerëzore – humbjen e lidhjes me ata që i duam më së shumti.
Shfaqja “Nëna” do të ketë premierën në Gjilan më 25 qershor 2026.
Luajnë: Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Gani Rrahmani dhe Tringa Hasani.