Liqeni i Gjolit - Hiking

Hiking & Nature

Prizren
0.00 €
31/05
07:00 - 18:00

Përshkrimi

Data:
31.06.2025.

Ora:
07:00

Info

Këtë të diel (31 maj), Kosovo Hiking Club ju fton në një aventurë pranverore drejt Liqenit të Gjolit në Brezovicë.

Një shteg i bukur mes gjelbërimit, luleve alpine dhe pamjeve spektakolare të Sharrit, që na dërgon deri tek liqeni malor me ujë kristal.

Ecja zgjat rreth 7km për një drejtim dhe e përshtatshme edhe për fillestarë.

Detajet për pjesëmarrës

Nisja:
Prishtinë, në orën 07:00, nga parkingu prapa Pallatit të Rinisë (ish RTV-21)
Pjesëmarrësit nga komunat tjera mund të bashkohen gjatë rrugës - na njoftoni gjatë rezervimit:
Fushë-Kosovë - 07:10
Ferizaj (Eli Ab) - 07:40

Pagesa:
15 € për person – transport me autobus
10 € për person – vetura personale

Rezervimet:
Përmes Instagram dhe Facebook (DM)
Numër kontakti: 045613005 (WhatsApp / Viber)

Rekomandohet të merrni me vete:
Këpucë të përshtatshme
Syze dielli, kapelë dhe SPF
Çantë shpine me ushqim ditor, snacks dhe ujë
Maicë rezervë për pas ecjes
⁠Jakne të lehtë