
Data:
29.04.2026.
Ora:
19:30
Info
Kornisti i jashtëzakonshëm Felix Klieser po vjen në Prishtinë për koncert me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës.
Nën drejtimin e dirigjentit Gregory Charette, Klieser do të interpretojë Koncertin nr. 1 për korno nga Strauss, si dhe Koncertin për dy korno nga Haydn, në të cilin do t’i bashkohet kornisti shqiptar Ilir Kodhima.
I njohur ndërkombëtarisht për virtuozitetin dhe muzikalitetin e tij të rrallë, Felix Klieser është një nga emrat më të spikatur të skenës bashkëkohore të kornos, i cili performon me orkestrat më prestigjioze në botë.
Në pjesën e dytë, Orkestra do të sjellë Simfoninë nr. 5 të Schubert-it.