
Data:
06.02.2026.
Ora:
19:30
Info
Orkestra e Filharmonisë së Kosovës vazhdon sezonin me koncertin e parë të muajit shkurt, në një mbrëmje të dedikuar muzikës së Johannes Brahms.
Ajo do të performojë më 6 shkurt 2026, nga ora 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, nën drejtimin e dirigjentit Artun Hoinic.
Kjo mbrëmje sjell një nga veprat më të veçanta të repertorit romantik – Koncertin për violinë dhe violonçel – me solistët Visar Kuçi (violinë) dhe Nil Kocamangil (violonçel), si dhe Simfoninë nr. 2 të Brahmsit.