Data
11-14.07.2024
Ora:
18:00
Info:
NGOM Fest është një festival muzikor i themeluar në Prizren, Kosovë. Ky festival buron nga një grup të rinjsh dhe kreativë të cilët janë aktivë në jetën shoqërore të Prizrenit dhe Kosovës.
Edicioni i parë i festivalit u mbajt në qershor të vitit 2011 dhe për shkak të suksesit të tij madhor, aktivistët ishin më të përkushtuar në organizimin e këtij manifestimi.
Objektivat kryesore të këtij festivali janë promovimi i grupeve dhe artistëve të rinj, ndërtimi i një perspektive të re për festivalet muzikore në Kosovë dhe lidhja e grupeve të ndryshme etnike në Kosovë dhe në rajon.
Muzika në NGOM Fest përmban një larmi zhanresh duke përfshirë muzikën klasike, rock, alternative, pop dhe muzikë elektronike. Për çdo zhanër muzikor u ngritën skena të veçanta dhe me tematika të ndryshme.