Merita Selimi Spahija - Ekspozita

Të tjera

Prishtinë
0.00 €
24/11 - 12/12
19:00 - 20:00

Përshkrimi

Data:
24.11.2025.

Ora:
19:00

Info

Galeria Qahili hap dyert për ekspozitën personale “Ndjeshmëria ndaj riformimit” të artistes Merita Selimi Spahija, kuruar nga Nita Qahili – një prezantim i gjerë i tri dekadave të krijimtarisë, ku vizatimi shfaqet si një praktikë kritike dhe intime, përmes veprave që ndërthurin kujtimet e fëmijërisë me përvojën e gruas dhe artistes me karrierë ndërkombëtare.

Selimi Spahija – pedagoge në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe e specializuar në grafikë e vizatim – sjell një univers të shtresuar, të ndërtuar mbi reflektim, teknikë dhe ndjeshmëri të thellë.

Ekspozita hapet sonte, më 24 nëntor 2025, në ora 19:00 në Galerinë Qahili dhe qëndron e hapur deri më 12 dhjetor 2025.