
Data:
19.11.2025.
Ora:
19:30
Info
Koncert premierë nga Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, si dhe Kori i Operës së Kosovës, nën drejtimin e mjeshtrit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli, do të mbahet më 19 nëntor 2025, në ora 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Në këtë koncert do të interpretohet oratoriumi për solistë, kor dhe orkestër “La Tempesta sul Lago” nga Domenico Bartolucci. Kasti i solistëve përfshin emra të njohur si Besa Llugiqi (soprano, Kosovë), Ivana Hoxha (mezzosoprano, Shqipëri), Carlos Cardoso (tenor, Portugali) dhe Biagio Pizzuti (bas, Itali), ndërsa përgatitja e koreve është realizuar nga dirigjenti Hajrullah Syla.