Data:
04.11.2025.
Ora:
20:00
Info
Erdhi edhe edicioni i ri i Prishtina Jazz Catz, një seri mbrëmjesh xhazi që këtë herë hapet me “Gesundheit Quartet” – një formacion i jashtëzakonshëm që sjell energji të pastër jazz nga skena vendore.
“Gesundheit Quartet” përbëhet nga: Dukagjin Muhaxheri – saksofon, Visar Kuçi – kitarë, Fatlind Ferati – bas kitarë dhe Enes Beu – bateri.
Maçorrat e xhazit performojnë nesër, më 4 nëntor, në ora 20:00, në qendrën Defy Them në Bregun e Diellit.
Pas koncertit, mbrëmja vazhdon me Jam Session-in tradicional, të dedikuar promovimit të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë.