Përshkrimi

Data:
Çdo ditë

Ora: 
Prishtinë: 21:00
Prizren: 21:00

Info

Katër vite më parë, Fini 13-vjeçar vrau njeriun që e kishte rrëmbyer dhe u bë i vetmi i mbijetuar i Rrëmbyesit.

Por ligësia e vërtetë shkon përtej vdekjes... dhe telefoni po bie sërish. Katër herë kandidati për çmimin Oscar®, Ethan Hawke, kthehet në rolin më të errët të karrierës së tij si Rrëmbyesi, i cili kërkon të hakmerret ndaj Finit (Mason Thames) nga përtej varrit, duke kërcënuar motrën e tij të vogël, Guenin (Madeleine McGraw).

Fini, tashmë 17-vjeçar, përballet me vështirësi në jetën pas traumës që përjetoi, ndërsa Gueni, 15-vjeçare, nis të marrë telefonata të çuditshme në ëndërr nga “telefoni i zi” dhe sheh pamje shqetësuese të tre djemve që ndiqen nga dikush në një kamp dimëror të njohur si Liqeni Alpin.

E vendosur të zbulojë të vërtetën dhe t’i japë fund torturës për veten dhe vëllanë, Gueni e bind Finin të shkojnë në kamp gjatë një stuhie dimri. Aty, ajo zbulon një lidhje tronditëse mes historisë së Rrëmbyesit dhe asaj të familjes së tyre. Tani, ajo dhe Fini duhet të përballen me një vrasës që është bërë më i fuqishëm në vdekje – dhe më i frikshëm se ç’mund ta kishin imagjinuar ndonjëherë.

Evente të ngjashme