Data:
9,10,11.10.2025.
Ora:
20:00
Info
Me tekst të Doruntina Bashës dhe në regji të Kushtrim Koliqit, “Sytë e Ujkut” sjell në skenë një storje të fuqishme që përballet me një nga çështjet më të heshtura të shoqërisë sonë – stigmatizimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe fëmijëve të lindur nga këto krime. Me aktorët Irena Aliu, Edona Reshitaj, Armend Smajli dhe Albina Krasniqi, shfaqja sfidon tabutë ndërsa ofron hapësirë për dialog, empati dhe ndryshim.
E vendosur në një kasolle të largët malore, shfaqja ndjek tri gjenerata grash, jetët e të cilave janë formësuar nga trauma e pathënë e luftës. Përmes guximit të Dilës së re dhe luftës së nënës së saj me kujtimet e dhimbshme, rrëfimi zbulon tensionin mes frikës e lirisë, heshtjes e të vërtetës.
Kjo shfaqje realizohet si pjesë e projektit “Krijimi i një platforme të qëndrueshme për të adresuar padrejtësitë e së kaluarës dhe për të nxitur pajtimin”, i zbatuar nga Integra dhe i bërë i mundur me asistencën e projektit rajonal Mbështetja e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Projekti mbështetet gjithashtu nga Fondi për Zhvillim Komunitar, Ambasada e Suedisë në Prishtinë, Rockefeller Brothers Fund dhe Pro Peace – Kosova.