Përshkrimi

Data:
07.10.2025.

Ora:
20:00

Info

Regjinë e shfaqjes “Në kërkim” (Ano rodipe) e ka bërë Mahir Musliut,  bazuar në veprën e dramaturgut gjerman, Bertolt Brecht.

Shfaqja  “Në kërkim”, është një vepër kryesore teatrore nga dramaturgu me famë botërore, Bertolt Brecht, shkruar në vitin 1938. Shfaqja, siç shkruhet në njoftimin e Teatrit  “Nexhip Menekshe”, përshkruan jetën e përditshme nën regjimin nazist, duke theksuar frikën, propagandën dhe represionin sistematik të kudondodhur.

“Shfaqja paraqet një tablo realiste që tregon se si jeta e zakonshme nën nazistët përshkohej në mënyrë delikate nga dyshimi dhe ankthi”- thuhet në njoftimin e Teatrit “Nexhip Menekshe”.

Shfaqja do të realizohet në gjuhën rome.

Kjo shfaqje do të jetë në repertor të rregullt të Teatrit “Bekim Fehmiu”.

Teatri “Nexhip Menekshe” ka njoftuar se realizmin e kësaj shfaqjeje e ka bërë bashkë me aktorë të gjeneratave të ndryshme, si: Daut Qulangjiu, Avdi Misini dhe aktorë të Ansamblit të këtij Teatri.

Realizimi i shfaqjes “Në kërkim” është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe ndihmuar në aspektin teknik nga Teatri i Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”.