Përshkrimi

Data:
04.04.2026.

Ora:
20:00

Info

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, vjen premiera e “Inhuman”, një shfaqje e re teatrale që flet për luftën, dhunën dhe pasojat e saj mbi njeriun.

Teksti i autorëve Jeton Neziraj dhe Shpëtim Selmani është i ndërtuar në formë fragmentare, si një mozaik rrëfimesh që na detyron të shohim nga afër proceset e dehumanizimit dhe pyetjen themelore: qysh mundemi me mbrojte dinjitetin dhe humanitetin në kohë barbarie?

Regjinë dhe dramaturgjinë e ka bërë regjisori hungarez Zoltán Balazs, i cili bashkë me një ekip të gjerë krijuesish nga Kosova dhe Hungaria sjell një prodhim të guximshëm ndërkombëtar.

Shfaqja është bashkëprodhuar nga teatri ‘Bekim Fehmiu’, Prizren, Qendra Multimedia, Prishtinë, Maladype Színház Theatre, Budapest - ndërsa shfaqja premiere në Prizren osht me 19 shtator.