Data:
18.09.2025.
Ora:
20:00
Info
Pikënisja e kësaj shfaqjeje është një histori krimi, e ndodhur 25 vjet më parë, në Prishtinën e sapo çliruar, e cila atëherë administrohej nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Rexhep Luci, arkitekt dhe drejtues i planifikimit hapësinor në Prishtinë, bënte përpjekje për të vendosur kontroll urbanistik. Ai ishte kërcënuar disa herë me jetë nga njerëz të nëntokës dhe, më 11 shtator të vitit 2000, u vra nga persona të panjohur, në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.
Duke u bazuar në këtë tragjedi, PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre flet për çështjen e ndërtimeve të paligjshme në Prishtinë dhe në Kosovë, e cila ka marrë përmasa katastrofike dhe na fton të rimendojmë marrëdhënien tonë me qytetin dhe përgjegjësinë tonë për të, në një kohë kur ky cikël shkatërrues është institucionalizuar dhe normalizuar.
E shkruar nga Jeton Neziraj dhe me regji të Blerta Nezirajt, shfaqja është prodhuar nga Qendra Multimedia në Prishtinë. Ajo përfshin informacione faktike dhe të dhëna mbi ndërtimet e paligjshme, dëmet mjedisore dhe ndikimin në shëndetin publik në Prishtinën e pasluftës.