Gjakova Trail 2025

Hiking & Nature

Gjakovë
0.00 €
14/09
09:00 - 20:00

Përshkrimi

Data:
14.09.2025.

Ora:
09:00

Info

Më 14 shtator 2025, qyteti i Gjakovës do të mirëpresë edicionin e tretë të garës Gjakova Trail, një ngjarje që tashmë është bërë pjesë e kalendarit sportiv në Gjakovë.

Gara do të mbledhë vrapues nga Kosova dhe rajoni, duke ofruar jo vetëm sfida sportive, por edhe një përvojë të veçantë në natyrë dhe kulturë.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit gara do të nisë dhe përfundojë në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, duke sjellë një atmosferë unike në zemër të qytetit. Staza (traka) e garës do të shtrihet nga çarshia deri në natyrën e bukur të Shkugëzës, për të kthyer pjesëmarrësit sërish në sheshin e vjetër historik.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zgjedhin mes disa distancave 10 km dhe 21 km.