Komedia e zezë - Festivali Teatrove

Kinema & Teatër

Ferizaj
0.00 €
04/09
20:00 - 22:00

Përshkrimi

Data:
04.09.2025.

Ora:
20:00

Info

“Black Comedy” - është një komedi e zezë me një situatë të pazakontëdhe një ritëm të shpejtë, e shkruar nga dramaturgu britanik Peter Shaffer. Ngjarja zhvillohet në Londër në një apartament gjatë njëmbrëmjeje të vetme, dhe e veçanta e shfaqjes është mënyra si trajtohetdrita: kur personazhet janë “në errësirë”, skena është e ndriçuar, dhekur “ka dritë”, skena errësohet – një truk teatror që krijon efektekomike të jashtëzakonshme.

Brindsley Miller, një skulptor i ri dhe ambicioz, ka organizuar njëdarkë të rëndësishme në apartamentin e tij për të impresionuar tëdashurën e tij Carol dhe babanë e saj të rreptë, kolonelin Melkett, sidhe një koleksionist arti gjerman që mund t’i hapë dyert e suksesit.
Për ta bërë apartamentin më mbresëlënës, Brindsley vjedhpërkohësisht disa mobilje dhe objekte arti nga fqiu i tij i pasur, Harold Gorringe, i cili është larguar nga qyteti.

Por papritmas, bie drita në të gjithë lagjen, dhe nga aty nis kaosi: njerëzit futen dhe dalin nga errësira (pra, nga skena e ndriçuar), identitetet ngatërrohen, sekretet zbulohen, dhe gjithçka shkon për dreq– përfshirë edhe kthimin e papritur të fqinjit Harold, ardhjen e ish-tëdashurës së Brindsley-t dhe përfshirjen e një komshijeje fanatikefetare.