Data:
07.08.2025.
Ora:
20:30
Info
FCSB dhe Drita përballen sonte në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës, me fillim nga ora 20:30 në “Arena Kombëtare” të Bukureshtit.
Të dyja skuadrat synojnë një rezultat pozitiv për të shtuar gjasat për kualifikim në ndeshjen e kthimit.
Si kampioni rumun ashtu edhe ai kosovar vijnë pas eliminimit nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve. FCSB u mposht nga Shkëndija e Tetovës, ndërsa kampioni i Kosovës, Drita, u eliminua nga gjiganti danez, Copenhagen.