Kayak Fest 2025

Hiking & Nature

Prishtinë
0.00 €
08/08 - 10/08
10:00 - 23:00

Përshkrimi

Data:
08-10.08.2024.

Ora:
10:00

Info

Klubi i Kajakut të Egër në bashkëpunim me Federatën për Kajakim të Kosovës organizojnë festivalin e kajakut “Kayak Fest 2024”.

Ky festival sportiv do të mbahet në Liqenin e Batllavës, duke ofruar një përvojë të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e sporteve ujore ka njoftuar Klubi i Kajakut të Egër.

‘Kayak Fest 2025’ synon të promovojë kajakimin si një aktivitet rekreativ dhe sportiv në Kosovë, duke ofruar mundësinë për të gjithë pjesëmarrësit që të përjetojnë emocionet dhe adrenalinën e këtij sporti të mrekullueshëm.

Festivali do të përfshijë aktivitete të ndryshme për të gjitha grupmoshat dhe nivelet e aftësive, duke filluar nga sesionet e trajnimit për fillestarët, garat për profesionistët, deri te aktivitetet argëtuese për fëmijët.

Liqeni i Batllavës, i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe ujërat e qeta, ofron kushtet ideale për zhvillimin e një festivali të tillë.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë mjedisin e bukur përreth liqenit, të marrin pjesë në aktivitete sociale dhe të shijojnë një atmosferë festive.