Përshkrimi

Data:
24.07.2025.

Ora:
21:00

Info

FC Prishtina në raundin e dytë të Ligës së Konferencës do të ndeshet me Larne FC nga Irlanda e Veriut.

Larne nuk është emër i panjohur për futbollin kosovar. Në vitin 2023 u eliminua nga Ballkani me rezultat të thellë 7-1 në total, ndërsa në vitin pasues, në një surprizë të madhe, e eliminoi kampionin e Kosovës, duke marrë revanshin.

Këtë herë është Prishtina ajo që do të tentojë të vazhdojë më tej, në një duel ku cilësia në letër është në anën e saj – vlera e skuadrës arrin në 5.6 milionë euro krahasuar me 2.85 milionë euro të kundërshtarit.