Data:
18.07.2025.
Ora:
18:00
Info
“KRUSHA IME” një ekspozitë nga Mercedes Pereira është një homazh për gratë e Krushës – të mbijetuara të luftës, simbol i forcës dhe guximit.
E frymëzuar nga Fahrije Hoti, e cila sfidoi normat për të ndërtuar një kooperativë bujqësore për gratë, koleksioni eksploron figurën e nuses si ruajtëse e trashëgimisë kulturore.
Punime artizanale, tekstura unike, materiale natyrale dhe qëndrim i qartë për modë të qëndrueshme – gjithçka e gërshetuar për të nderuar dhimbjen që u kthye në forcë!