Përshkrimi

Data:
09-14.09.2025.

Ora:
18:00

Info

Prishtina Film Festival (PriFest) dallohet prej krejt festivaleve tjera për disa arsyje.

Së pari, është legacy e gjallë e Vjosa Berishës, themelueses së ndjerë të festivalit që ka qenë një nga figurat emblematike të industrisë së filmit dhe asaj kreative në Kosovë.

Së dyti, PriFest është themeluar në vitin kur Kosova është shpallë e pavarur.

Së treti, por jo më pak rëndësi, ka program filmik tepër të mirë, party dhe evente derivative të mira dhe të rëndësishme për skenën e filmit, si dhe mysafirë të famshëm filmik nga mbarë bota.

Sivjet vjen pra edicioni i 17-të, që mbahet nga 9 deri 14 shtator, me plot filma, plot aftera, plot shoqni dhe si gjithmonë, në kujtim të Vjosës me moton #forher.