Përshkrimi

Data:
05-07.09.2025.

Ora:
20:00

Info

Hardh Fest 2025, 3 ditë me momente unike

Festivali më i njohur në vend, Hardh Fest, në edicionin e radhës rikthehet “Për kokërr t’qefit” me 5, 6 dhe 7 shtator të vitit 2025.

Pas një edicioni jubilar jashtëzakonisht të suksesshëm në vitin 2024, edhe sivjet kthehemi me traditën e festivalit, pra rritja e qëndrueshme nga viti në vit.

Hardh Fest 2025 premton nje super edicion dhe do të vijë me shumë risi, një nga kryesoret është se festivali është pa BILETA .

Festivali është i veçantë, me aktivitete të vazhdueshme që kultivojnë e kujtojnë traditën dhe kulturën rahovecase për të gjithë vizitorët, promovon verërat, rrushin dhe produktet tjera lokale, duke i kurorëzuar të gjitha këto të mira me muzikë LIVE në fund.