Data:
01.08.2025.
Ora:
21:00
Info
Peggy Gou, ikona botërore e muzikës elektronike, e njohur për setet e saj energjike dhe hitet që pushtojnë skenat dhe festivalet më të mëdha nëpër botë, do të jetë një nga emrat kryesorë që do të elektrizojë mijëra adhurues të muzikës elektronike në edicionin e ri të Sunny Hill Festival
Superhiti i saj “(It Goes Like) Nanana” pushtoi skenën muzikore gjatë verës së kaluar, duke dominuar top-listat muzikore dhe skenat më të mëdha të festivaleve në mbarë botën. Me këngë si “It Makes You Forget (Itgehane)” dhe “Starry Night”, ajo ka krijuar një identitet unik që i flet një audience globale.