Përshkrimi

Data:
05-10.06.2025.

Ora:
12:00

Info

Emrat e rinj vijnë nga e gjithë spektri i muzikës house, teknos, ritmeve minimale dhe elektros.

UNUM tashmë i njohur anë e mbanë botës si një nga festivalet më unike në evropë edhe këtë vit formoi një nga formacionet e pashmangshme me emrat më të kërkuar të industrisë muzikore. Me shumë se 100 Dj’s të ndryshëm me famë botërore edhe këtë vit vizitojnë ishullin e Shengjinit për 6 ditë e 5 netë që të na mbajnë zgjuar me muzikë 24 orë.

Festivali UNUM dallohet nga festivalet konvencionale për faktin se është një event muzikor për ata që e dinë dhe e dojnë muzikën. Ky festival tash e 5 vite njihet si ëndrra e adhuruesve të muzikës house, techno dhe minimal, me muzikë pa ndale për 24 orë në plazh, me sfond malor dhe peizazhe magjepsëse larg realitetit të përditshëm, në tre skena – Main Stage, Pine Stage dhe Beach Stage.

Beach Stage fillon nga lindja e diellit deri në perëndim, Main Stage fillon nga perëndimi i diellit deri në lindje, dhe Pine Stage, e cila ofron muzikë 24/7 pa ndërprerje. Skena e Pishave është një nga skenat më ikonike të festivalit. Pine Stage hapet të enjten dhe vazhdon pa ndërpre.

Tash e shumë vite UNUM ka treguar që nuk osht thjeshtë një festival për muzikën por shumë më shumë për eksperiencën dhe kulturën mbi muzikën dhe tashmë është bërë vend i pashmangshëm nga shumë të rinjë nga evropa e mandje e gjithë bota.

Pra, nëse jeni adhurues i elektronike, ose thjesht kërkoni një përvojë unike dhe të paharrueshme, sigurohuni që të merrni biletat tuaja për Unum Festival. Me fazën e dytë të biletave tani në vazhdim, koha po mbaron për të siguruar vendin tuaj në një nga festivalet më të mira në Evropë.