Përshkrimi

Data:
20.11.2025.

Ora:
20:00

Info

Një nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore “Vojçeku” e bazuar në dramën origjinale të Georg Büchner dhe në adaptimin e Jack Thorne (një prej dramaturgëve anglez më të inskenuar momentalisht), vjen premierë me regji nga Zana Hoxha në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë.

Shfaqja “Vojçeku” është një portret i fuqishëm dhe thellësisht emocional i vuajtjes njerëzore dhe efektit shkatërrues të padrejtësive shoqërore të ushqyera nga maskuliniteti toksik.

Historia e vendosur në Berlinin e vitit 1981 pasqyron një realitet të dhimbshëm dhe brutal ku kufijtë midis dëshpërimit, dashurisë dhe çmendurisë, zhduken.

Vojçeku nën interpretimin e aktorit Bujar Ahmeti, përpiqet të sigurojë jetesën për gruan e tij Marian e interpretuar nga Vlora Dervishi dhe fëmijën e tyre të vogël, por presioni i varfërisë, mungesa e përkrahjes dhe ekperimentet mjekësore fillojnë ta çojnë drejt shpërbërjes mendore ku vija në mes realitetit dhe imagjinatës zhduket.

Autor: Georg Büchner, Adaptimi: Jack Thorne
Regjisore: Zana Hoxha
Aktoret/Aktorët: Bujar Ahmeti, Vlora Dervishi, Edi Kastrati, Aurita Agushi, Arbies Komoni, Altina Kusari, Eden Kastrati
Këngëtar: Kreshnik Koshi - Krashi
Skenografia dhe Kostumet: Grace Rumsey
Lëvizje skenike: Nicoletta Bonanni
Kompozitor: Tomor Kuçi
Producente: Albulena Kryeziu Bokshi
Inspicient: Arben Lleshi
Asistente: Elira Lluka Qorolli
Udhëheqës teknik: Petrit Bakalli
Ndriçues: Qëndrim Rruka
Tonist/Rekuiziter: Vegim Shehu
Teknikë të skenës: Agim Mamusha, Kushtrim Saraqini, Rrobaqepës: Shemsi Avdiu, Gaderobiere: Fatmire Emra, Grimere: Albulena Kusari

Evente të ngjashme