Data:
14.11.2026.
Ora:
07:00
Info
KAGJ ju njofton se këtë të diel, më 15 nëntor, nisemi drejt njërës prej majave me pamjet më të bukura në këtë pjesë të Kosovës – Koritnikut, përkatësisht Majës së Pikëllimës, 2393 metra, e cila ngrihet përballë malit të Gjallicës, në anën tjetër të kufirit me Shqipërinë.
Nga maja na pret një panoramë e mrekullueshme drejt Kukësit dhe liqenit, Prizrenit, Hasit, Opojës, Gorës, Pashtrikut, Sharrit, Korabit dhe Rrugës së Kombit. Në ditë të kthjellëta, pamja është vërtet spektakolare.
ECJA: Vështirësi mesatare
DY MUNDËSI PËR ECJE:
Qafa e Koritnikut – rreth 6.5 km në një drejtim.
Maja e Pikëllimës (2393 metra) – rreth 9 km, për ata që dëshirojnë pak më shumë sfidë.
Vendimin se deri ku do të vazhdoni mund ta merrni te Qafa e Koritnikut, varësisht nga energjia dhe kondicioni juaj.
NISJA:
Gjilan: Përballë Teatrit, ora 06:00.
Ferizaj: Te rrethi në Bibaj, ora 06:30.
Prishtinë: Te rrethi me flamur, ora 07:00.
Prizren: Te Vrini, rreth orës 08:30.
Transporti: Autobus.
ÇMIMI:
15 euro me autobus.
10 euro për person me veturë private.
PAJISJET:
Mos harroni këpucët e përshtatshme për bjeshkë, veshje të ngrohta dimërore, xhaketë kundër të ftohtit, dorëza, kapelë, shall dhe veshje shtesë për mbrojtje nga temperaturat e ulëta.
TERRENI:
Ecja deri në Qafën e Koritnikut hyn në kategorinë e vështirësisë mesatare, ndërsa vazhdimi deri në majë paraqet sfidë të një niveli pak më të lartë. Aktiviteti rekomandohet edhe për fillestarët dhe grupet e ndryshme të adhuruesve të natyrës, me kusht që të jenë të pajisur siç duhet dhe të kenë kondicionin e nevojshëm për ecje të tilla.
Merrni me vete shujtën tuaj njëditore: ujë, fruta, çokollata dhe ushqime të tjera sipas dëshirës.
Në rast të kushteve të papërshtatshme atmosferike, KAGJ rezervon të drejtën për ta anuluar ose shtyrë aktivitetin për një vikend tjetër, duke pasur gjithmonë prioritet sigurinë e pjesëmarrësve. Njoftimi për çdo ndryshim do të bëhet me kohë.
KONTAKT:
Facebook dhe Instagram: KAGJ
Tel: +383 48 964 446