Data:
15.11.2026.
Ora:
07:00
Info
Këtë të Diel, 15 Nëntor ju ftojmë të na bashkoheni në ecjen e radhës drejt Majës së Kunorave dhe Shpellës së Tri Dritareve, në vargmalin legjendar të Pashtrikut!
Nga Maja e Kunorave ofrohet një panoramë mahnitëse 360°, me pamje drejt Kosovës dhe Shqipërisë. Gjatë ecjes do të kemi mundësi të shijojmë peizazhe të gjera të Shqipërisë Veriore, fshatin Vlahne, Bjeshkët e Nemuna, Gjakovën dhe Rrafshin e Dukagjinit.
Gjatë rrugës do të ndalemi te shpella e parë, e vendosur në mes të shtegut, një nga shpellat më të bukura dhe ende pak të promovuara të kësaj zone.
Më pas vazhdojmë drejt Livadheve të Golajve, ku do të kemi mundësi për pushim. Ata që dëshirojnë mund të qëndrojnë pranë zjarrit, në bujtinat e hapura, dhe të na presin deri në kthim.
Për ata që vazhdojnë ecjen, rruga vijon drejt Shpellës së Tri Dritareve, e konsideruar ndër shpellat më të bukura të Kosovës. Në përfundim, do të ngjitemi drejt Majës madhështore të Kunorave të Pashtrikut.
Detajet:
Ecje: 7+7 km
Koha e ecjes: 3:00+2:00 (me pauza gjatë ecjes)
Vështirësia e shtegut: Mesatare, nëpër shteg malor.
Ecje: Dimërore
Nisja: E diel, 15.11.2026
Vendi i nisjes: Ulpianë, Prishtinë, përballë INTEREX-it, afër QKUK-së, te barnatoret.
Ora e nisjes: 06:45
Transporti: Autobus
Do të kalojmë për Bjeshkatar kah Pejtoni, Lakrishtja në Fushë Kosovë, Klina, Prizreni 08:10, Gjakova 09:00, kthimi në Prishtinë në orën 19:00 +/-
Pajisjet:
Këpucë mali me qafë / këpucë të përshtatshme për ecje malore, veshje sportive, duks, dy maica për ndërrim, kapele, dorëza, syze dielli, çantë shpine, krem kundër diellit dhe çdo aksesor tjetër që ju ndihmon për ngjitje alpine.
Ushqim njëditor si dhe 1,5 l ujë.
Pagesa për transport dhe pjesëmarrje 15.00€ për person, kurse për ata që bashkëngjiten me vetura private 10.00€ për person.
Për banorët e fshatit Gërçinë, pjesëmarrja është pa pagesë.
Rezervimi:
+38348888212 (Viber, SMS, WhatsApp, thirrje) - Messenger dhe Instagram.