Liqenat Rugove - Hiking

Hiking & Nature

Prishtinë
0.00 €
15/11
07:00 - 18:00

Përshkrimi

Data:
15.11.2026.

Ora:
07:00

Info

Kosovo Hiking Club ju fton që këtë të diel, më 15 nëntor, ta përjetojmë së bashku magjinë e borës së parë dhe një ditë me diell në Liqenat të Rugovës.

Male të mbuluara me borë, pyje të bardha dhe ajër i pastër malor – një mundësi e mrekullueshme për ta shijuar fillimin e sezonit dimëror në Bjeshkët e Nemuna.

Shtegu drejt Liqenatit ofron pamje të jashtëzakonshme të natyrës alpine, e cila me borën e parë merr një bukuri krejtësisht tjetër.

Ecja zgjat rreth 8 kilometra, me vështirësi të lehtë, dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë.

Detajet për pjesëmarrësit

Nisja:

- Prishtinë – 07:00 (parkingu prapa Pallatit të Rinisë, ish-RTV21).

Pjesëmarrësit nga komunat e tjera mund të bashkohen gjatë rrugës, duke njoftuar organizatorët gjatë rezervimit.

Fushë Kosovë
Komoran
Arllat
Klinë
Pejë
Pagesa:

15 euro për person – transporti me autobus.
10 euro për person – me veturë personale.
Rezervimet:

Përmes Instagramit dhe Facebook-ut (DM).
Numri i kontaktit: 045 613 005 (WhatsApp/Viber).
Çfarë duhet të merrni me vete:

Këpucë malore të papërshkueshme nga uji.
Veshje të ngrohta dimërore dhe xhaketë kundër erës.
Doreza, kapelë dhe çorape rezervë.
Çantë shpine me ushqim për ditën, ushqime të lehta dhe ujë.