Data:
20.10.2026.
Ora:
20:00
Info
Jemi të lumtur të ju ftojmë për sesionin tonë të parë "N’shoqni t’mirë" - cikël i ri i diskutimit me profesionistë me renome nga fushat e artit, kulturës dhe biznesit, në të cilën bashkohen për të ndërtuar biseda me vlerë, ide të reja dhe lidhje të vërteta.
Ky format nuk është thjesht një takim i këndshëm: është një mënyrë për të ndërtuar komunitet, ku secila vjen me përvojën e saj dhe largohet me njohuri, frymëzim dhe synime të përbashkëta.
Po e fillojmë takimin e parë me Flutura Açka, shkrimtare, historiane dhe publiciste e mirënjohur, me të cilën do të shpalosim diskutimin tonë të parë.
Ju falenderojmë të gjithëve që do të bëheni pjesë e kësaj energjie pozitive. Qëndroni afër—sepse historia jonë vazhdon me takime të reja, mendime të reja dhe bashkëpunime që lënë gjurmë.